Biznesmeni Lazim Destani kontribues i marrëveshjes mes Dhomes së Biznesit të Diasporës Shqiptare me Universitetin e Polisit

Diaspora

Biznesmeni Lazim Destani kontribues i marrëveshjes mes Dhomes së Biznesit të Diasporës Shqiptare me Universitetin e Polisit

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 20:32
Pamje nga takimi

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare sot në kryeqytetin shqiptar në Tiranë nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin Polis, dokument ky që i jep një hov forcimit të marrëdhënieve të diasporës me këtë institucion akademik dhe shkëmbimit të nismave, internshipeve, praktikave të punës, në të cilin eveniment ekonomik mori pjesë edhe biznesmeni i njohur ndërkombëtar Lazim Destani, njofton gazeta zvicerane Le Cantin27.ch

“Kënaqësia ime kur gjendem në Tiranë është gjithmonë shumë e madhe. Por, bashkë me kënaqësinë, ndihem dhe i privilegjuar kur marr pjesë në aktivitete mjaft të rëndësishme si ky i sotmi, që ka të bëjë me arsimin e të rinjve, me formimin profesional, si dhe me zhvillimin ekonomik”, ka thënë ndër tjera z.Destani.

Gjatë këtij aktiviteti mjaft të rëndësishëm, ku merrnin pjesë drejtuesit e Dhomës së Biznesit të Diasporës, të Universitetit Polis, si dhe profesorë, financierë, sipërmarrës, zyrtarë të shtetit, gjatë fjalës se tij, ai ka potencuar se “Diaspora paraqet kapitalin më të rëndësishëm njerëzor e financiar për zhvillimin e vendeve tona”.

Gjithashtu, z.Destani theksoi, se roli i arsimit, shkolla e mesme profesionale e posaçërisht arsimi i lartë profesional, mbetet faktor kyç për ritmin e zhvillimit ekonomik dhe të ngritjes së standardit të jetesës, pasi aktualisht, tregjet tona të punës tregojnë se janë në situatë asimetrike, pra kemi ofertë të tepërt të profileve të caktuara, ndërsa mungesë të konsiderueshme të profileve të tjera specifike.

Ne fund biznesmeni nderkombetar z.Destani ka uruar Dhomën e Biznesit të Diasporës dhe Universitetin, duke shtuar që kjo marrëveshje të jetë sa më e suksesshme, si dhe në mbështetje të gjeneratave të reja në përgatitjen dhe ecjen me sukses në karrierën e tyre profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat