Ngacmoi vajzën e tij të mitur në Greqi, dënohet me burg 43-vjeçari shqiptar: E ka bërë për t’u hakmarrë ndaje meje

Diaspora

Ngacmoi vajzën e tij të mitur në Greqi, dënohet me burg 43-vjeçari shqiptar: E ka bërë për t’u hakmarrë ndaje meje

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Një 43-vjeçar shqiptar është dënuar me 15 vite burg pasi ngacmoi vajzën e tij të mitur. Shqiptari i cili jetonte në Greqi u arrestua korrikun e vitit të kaluar në zonën e Eupalit për dhunë në familje ndaj tre fëmijëve të tij të mitur.  

Më pas ai u zbulua se kishte kryer marrëdhënie intime me vajzën 14-vjeçare. Vendimi i gjyqtarëve ishte unanim dhe ankimi i tij nuk ka efekt pezullues.

Drama familjare

Kjo është një dramë familjare, ku tre fëmijët janë rritur vetëm me 43-vjeçarin, pasi nëna e tyre ishte larguar nga shtëpia. Përshkrimi që i bëri Gjykatës djali i madh (17 vjeç sot), nuk la vend për keqinterpretim nga gjyqtarët, shkruajnë mediat greke. 

“Nuk kam besim tek ai, nuk po kalonim mirë. Nuk dua të kem lidhje me asnjërin nga prindërit e mi. Dua të kthehem në Fondacion”, përfundoi 17-vjeçari në dëshminë e tij.

Vajza nuk u paraqit në Gjykatë për shkak të moshës së mitur. Megjithatë prokurori theksoi se “nga të gjithë psikologët që e kanë ekzaminuar, askush nuk ka thënë se ajo për të cilën ankohej ishte trillim”.

Nga ana e tij, 43-vjeçari ka mohuar akuzat, duke thënë se e bija e ka bërë për t’u hakmarrë ndaj tij, pasi nuk e ka lënë të dalë me shoqet dhe të kthehet në shtëpi pas orës 11 të natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat