U plagos me plumb në bark, shqiptari del nga lokali i gjakosur - zbulohen detajet e reja tronditëse

Diaspora

U plagos me plumb në bark, shqiptari del nga lokali i gjakosur - zbulohen detajet e reja tronditëse

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 10:39
I plagosuri ka arritur të dalë jashtë

Zbulohen detaje të reja për atentatin e mbrëmshëm në Athinë. Sipas burimeve, shqiptari i plagosur ndodhej në një lokal në sheshin e Agiou Pavlou në Metaksurgio dhe konkretisht në kryqëzimin e rrugëve “Psaron” dhe “Kritis” kur u qëllua.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00, ora lokale greke. Në lokalin ku ndodhej viktima, ka hyrë një person me kapele dhe syze dhe ka qëlluar një herë në drejtim të tij me pistolete dhe është larguar.

I plagosuri ka arritur të dalë jashtë, ka marre motorrin e tij dhe ka bërë disa metra deri tek lokali i një shoku ku është futur e ka thirrur: Ndihmë, ndihmë më qëlluan.

Shoku i tij thotë se i vuri re gjak në bark dhe njoftoi ambulancën të cilët erdhën dhe e morën. Më pas i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat