Nga shef kuzhine në Londër në kultivues kanabisi/ 30-vjeçari shqiptar humbi punën nga pandemia dhe hyri në ‘shtëpitë e barit’

Diaspora

Nga shef kuzhine në Londër në kultivues kanabisi/ 30-vjeçari shqiptar humbi punën nga pandemia dhe hyri në ‘shtëpitë e barit’

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar shqiptar është dënuar me punë për komunitetin në Angli pasi është kapur në një fermë kanabisi në Banbury. Mateo Dedej i ishte futur kultivimit të kanabisit pasi humbi punën si shef kuzhine në një prej restoranteve të Londrës gjatë periudhës së pandemisë.

Përpara gjykatës Dedej u justifikua se ai ishte vendosur në kërkim të një pune dhe se u kërcënua nga gangsterët e drogës që të merrej me kultivimin e bimëve narkotike. Por, sipas mediave angleze, Dedej fitonte 120 paund në ditë nga kultivimi i drogës.

“Ata kërcënojnë njerëzit dhe i mbajnë të punojnë nën presion duke i shfrytëzuar ndërsa u japin vetëm ushqime dhe asnjë para në këmbim” kishte deklaruar Dedej në polici pas arrestimit të tij në 12 maj.

Gjatë operacionit të policisë, 30-vjeçari shqiptar tentoi të largohej nga dera e pasme e fermës së kanabisit por u vendos në pranga nga policia, e cila sekuestroi edhe rreth 3.5 kg drogë.

Droga kapte vlerën e 18 mijë paundëve nëse do të trafikohej, por mund të kishte vlerën 45 mijë paundëve nëse vendosej për t’u shitur në rrugë. I riu shqiptar kishte emigruar që në moshën 9-vjeçare drejt Italisë dhe pasi kishte përfunduar shkollën ai ishte trajnuar për t’u bërë kuzhinier dhe më pas shef kuzhine në Angli ku hyri edhe ilegalisht.  Dedej u dënua me 15 muaj burg që iu konvertuan në 100 orë punë pa pagesë në shërbim të komunitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat