Ngjarja e rëndë/ Vrasja me 6 plumba e të riut shqiptar në Belgjikë, dyshohet se u qëllua nga vjehrri!

Diaspora

Ngjarja e rëndë/ Vrasja me 6 plumba e të riut shqiptar në Belgjikë, dyshohet se u qëllua nga vjehrri!

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Vjehrri është i dyshuari kryesor për vrasjen e 28-vjeçarit shqiptar në Belgjikë Ilir S.

Mediat belge shkruajnë se Stephane V., 55 vjeç është vënë në pranga herët në mëngjes pas vrasjes. Ai mohon të ketë qëlluar mbi babanë e nipit të tij, por hetuesit mendojnë ndryshe. “Mes nesh nuk kemi shkuar mirë, por nuk e kam vrarë unë”, ka deklaruar ai.

Burri është sjellë para gjykatës hetuese pasditen e sotme dhe është arrestuar. “Tani duam një analizë të gjurmëve të barutit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha avokati i tij Bram Elyn.

28-vjeçari Ilir S. i cili u vra me të paktën gjashtë plumba.

Siç raportojnë mediat belge, viktima ishte duke qëndruar pranë motoçikletës së tij kur u qëllua disa herë me armë. Ndonëse atij iu dha ndihma mjekësore, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Shqiptari la pas gruan dhe një fëmijë. Në vendin e ngjarjes u gjetën shumë gëzhoja arme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat