Shqiptari përleshet me dy persona dhe policin francez, u nxjerr thikën në mes qytetit

Diaspora

Shqiptari përleshet me dy persona dhe policin francez, u nxjerr thikën në mes qytetit

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 19:46
Policia franceze. Fotografi nga arkivi.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë, ku një efektiv policie është përleshur me tre persona, përfshirë edhe përplasjen me një shqiptar. Ky i fundit e kërcënoi me thikë punonjësin e policisë franceze.

Ngjarja ka ndodhur të martën në qendër të qytetit Metz, ku në të njëjtën rrugë një i ri u godit për vdekje me thikë  mbrëmjen e 14 korrikut dhe pak ditë pasi një person i armatosur me thikë kërcënoi kalimtarët pranë stacionit.

Sipas burimeve të policisë, shqiptari i armatosur me thikë 20 centimetra të gjatë kërcënoi dy persona dhe një punonjës policie. Punonjësi i policisë është përleshur me tre personat në tentativë për t’i ndarë nga njëri-tjetri.

Më pas ai është vendosur në ndjekje të shqiptarin për ta neutralizuar atë pasi lëvizte me thikë në dorë.

Efektivi i policisë u hodh mbi shqiptarin duke e neutralizuar atë ndërsa më pas mbërritën edhe kolegët e tij duke bërë arrestimin e të riut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat