Dëshmia shokuese! “Qepe, se do të ta fik cigaren mu aty ku…”/ Gruaja e martuar me 29-vjeçarin shqiptar tregon ferrin

Diaspora

Dëshmia shokuese! “Qepe, se do të ta fik cigaren mu aty ku…”/ Gruaja e martuar me 29-vjeçarin shqiptar tregon ferrin

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 00:48
Foto ilustrim

Një grua shqiptare ka rrëfyer ferrin që ka kaluar në Itali përgjatë martesës së saj me një 29-vjeçar nga Shqipëria i cili e ka dhunuar vazhdimisht. Gruaja ka treguar se 29-vjeçari e nxirrte atë të prostituonte apo ta detyronte të kryente marrëdhënie intime pa dëshirën e saj. 

Në këtë rast, ai e kishte kërcënuar se nëse do të refuzonte do t’ia fikte cigaren aty ku i dhembte më shumë. Në dëshminë e saj para policisë, e reja tregon se ai e kishte dhunuar edhe në sy të të afërmve të tij, dhe në sy të djalit të vogël. Ajo tregon më tej se ai e kishte braktisur në mes të ftohtit me dëborë apo në një rast që e kishte lënë jashtë shtëpisë duke e detyruar që të kalonte natën në shkallët e pallatit përballë.

Shkrimi i plotë në median italiane:

Mjaftoi një vit fejesë për t’u martuar. Ajo e re në moshë, ai shtatë vjet më i madh. Kur ajo e kuptoi se kush ishte në të vërtetë burri me të cilin u martua, ishte tepër vonë. Përdorimi i drogës ishte vetëm maja e ajsbergut, nga i cili nisën tre vjet makth, mes keqtrajtimit, torturës dhe abuzimit seksual derisa ajo e nda prej tij duke marrë me vete edhe djalin e vogël. Pasi iku nga komuna e Faentinos ajo gjeti strehim në Milano, ku u mirëprit nga një shoqatë për gratë e dhunuara. Pasi rrëfeu historinë e saj, policia arrestoi bashkëshortin e saj 29-vjeçarin shqiptar.

Për tre muaj, pas dasmës në dhjetor 2018, vajza mbahej e mbyllur në shtëpi pa mundur të largohej, përveçse të shkonte në lavanderi. Leja për të dalë ishte vetëm kur burri i saj i nxirrte në ‘semafor’ për të prostituuar. Gruaja ka treguar se si është rrahur në sy të të afërmve të saj, pasi burri ishte ankuar se pse nuk kishte gatuar. Ose në shkurt të vitit 2020 kur burri e kishte braktisur për pesë orë në mes të askundit, në mes të ftohtit me dëborë në një fshat të humbur dhe pa mundësi komunikimi me telefo.

Gruaja e dhunuar ka rrëfyer se si burri i kishte kërkuar marrëdhënie intime duke vendosur cigaren e ndezur në tavolinën e dhomës dhe duke e kërcënuar atë që as të mos merrte frymë: “Hesht se përndryshe do të ta fik cigaren aty ku të dhemb më shumë ”.

Kishte ndodhur që edhe i shoqi ta kërcënonte me armë. Dhe kur arma humbi, burri e kishte fajësuar atë, duke i vendosur thikën në fyt se do t’ia hidhte kokën në tualet nëse ajo nuk ia kthente. Ajo nuk përdorte dot asnjë kontakt me jashtë, asnjë celular, përveç atij të vjehrrës. Çdo “shkelje” e diktateve të brendshme pasohej me grushte, shuplaka dhe shkelma. Për të përballuar mavijosjet dhe dhimbjet, ai e detyronte të merrte ilaçe. Në prill të një viti më parë ai e kishte lënë jashtë shtëpisë, duke e bërë të kalonte natën në shkallët e pallatit përballë. Muajin pasardhës ai e rrahu derisa asaj i ra të fikët. Rrahja e fundit ka ndodhur në sytë e fëmijës së tyre, duke e goditur me grusht në fytyrë me grusht. 29-vjeçari pritet të dalë para gjykatës në shtator për t’u njohur me vendimin ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat