Lëvizte me euro false në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

Lëvizte me euro false në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me një sasi eurosh që dyshohet se janë të falsifikuara.

Arrestimi i tij ndodhi në territorin e Afragola në Napoli, teksa shqiptari udhëtonte me një automjet tip Fiat Punto.

Pas një hetimi rezultoi se shqiptari kishte precedentë penale.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari i kishte fshehur eurot në një pjesë të brendshme të mjetit. Bëhet fjalë për 2114 kartëmonedha të falsifikuara me vlerë në total prej 76350 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat