Taksisti shqiptar që gjeti kuletën e Neuer: Harxhova 400 euro për t’ia kthyer, e shita fanellën

Diaspora

Taksisti shqiptar që gjeti kuletën e Neuer: Harxhova 400 euro për t’ia kthyer, e shita fanellën

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 09:11
Hazir Stublla

Taksisti shqiptar, Hazir Stublla është bërë i famshëm së fundmi në Gjermani pasi e ka gjetur kuletën e Manuel Neuerit. Portieri gjerman e shpërbleu taksistin shqiptar për këtë veprim. Por, Stublla e ka quajtur portierin gjerman si dorështrënguar pasi nuk ia dha shpërblimin e merituar, por vetëm një fanellë të firmosur.

Në një lidhje me Skype ai ka treguar të gjithë historinë, duke theksuar se për të shkuar te Neuer kishte harxhuar 400 euro, por nuk i ka marrë akoma.

Mirëpo, duket se historia ka ndryshuar pasi fanellën taksistit ia ka blerë një televizion gjerman për 1 mijë euro.

“Një ditë përpara kisha edhe Mullerin, kam pas të tjerë artistë dhe janë shumë falënderues, që mos ti përmendim emrat. Neuer e njoha menjëherë dhe nuk kisha mundësi t’ia ktheja, po ja çova te shtëpia, e pash te dokumenti i identifikimit adresën. Vendosa t’ja bëja këtë gjest.

Ai hyri në taksinë time, unë e njoh menjëherë. Po ne taksistët kemi rregulla dhe nuk duhet të flasim. Thjesht e pyeta për adresën se kur do ta çoja. Unë bëra detyrën time. kam harxhuar diku 400 euro për ta gjetur. Pastaj televizionet më të njohura gjermane ma kanë kërkuar dhe e kam shitur për 1000 euro.  Unë nuk isha fare për ta shitur, thjesht doja t’ja tregoja”, u shpreh ndër të tjera Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat