Dënohen me burg tre shqiptarët/Trafikonin emigrantët për në Angli, mes tyre edhe një fëmijë

Diaspora

Dënohen me burg tre shqiptarët/Trafikonin emigrantët për në Angli, mes tyre edhe një fëmijë

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Tre shqiptarë janë dënuar me mbi 4 vjet burg nga një gjykatë belge pasi akuzohen për trafik të qenieve njerëzore.

Të tre shqiptarët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht bashkatdhetarët e tyre për në Angli duke i fshehur në furgonin e një 63-vjeçareje belge. Edhe kjo e fundit rrezikon të dënohet për transportin ilegal të emigrantëve.

Në furgonin e saj u gjetën tre shqiptarë mes një grumbulli pikturash që gruaja nga Belgjika pretendonte se do t’i shiste në Angli. Bashkë me ta ishte edhe një fëmijë 3 –vjeç.

Furgoni i Viviane V. u ndalua në Nieuwpoort, ku gjatë kontrollit u gjetën edhe tre shqiptarët dhe bashkë me ta edhe një fëmijë tre vjeçar.

Gruaja pretendoi se ajo donte t’i shiste pikturat në një ankand arti në Londër dhe mohoi çdo përfshirje në trafikimin e emigrantëve, shkruajnë mediat belge.

Hetimet zbuluan se 36-vjeçari shqiptar Ermal L. mësohet se ka shoqëruar gruan belge në Drongen ku u takuan edhe me dy shqiptarët e tjerë, Hysen D. 35 vjeç dhe Basri A. 40 vjeç.

Sipas mediave belge, 35-vjeçari Hysen D., dhe 40-vjeçari Basri A., janë kokat e trafikut të qenieve njerëzore.  Bashkë me Ermal L. ata janë dënuar me mbi 4 vjet burg shoqëruar edhe me gjoba të majme ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat