26-vjeçari shqiptar kërcënon me thikë nënën dhe motrën në Itali, policia përdor armën

Diaspora

26-vjeçari shqiptar kërcënon me thikë nënën dhe motrën në Itali, policia përdor armën

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Një 26-vjeçar shqiptar ka kërcënuar me thikë nënë dhe motrën e tij, duke i detyruar dy gratë të strehoheshin në dhomën e gjumit.

Karabinierët përdorën armën paralizuese pasi 26-vjeçari në gjendje të rëndë, mori një thikë tjetër dhe kërcënoi personelin mjekësor kur ata mbërritën në shtëpi.

Dy gratë ishin fshehur në një dhomë.

Karabinierët u përpoqën vazhdimisht t’a qetësonin verbalisht dhe ta bllokonin, ndërsa shqiptari hodhi menjëherë thikën dhe tentoi të arratisej.

Pasi u ndalua nga karabinierët dhe u qetësua u dërgua në spital. 26-vjeçari akuzohet për rezistencë ndaj autoriteteve policore dhe kërcënim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat