Përdhunoi të miturën dhe u arratis, arrestohet 36-vjeçari shqiptar

Diaspora

Përdhunoi të miturën dhe u arratis, arrestohet 36-vjeçari shqiptar

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Një 36 vjeçar shqiptar i dënuar me dhjetë vite burg për abuzim seksual, ngjarje e ndodhur në verën e vitit 2018, është arrestuar në Venecia.

Shqiptari pa letra dhe me precedentë penalë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

Pas kërkimeve ai është gjetur në një kantier ndërtimi në Mestre. Sapo ka pikasur efektivët ai është arratisur duke u hedhur nga një lartësi e konsiderueshme në një kopsht të një shtëpie dhe më pas mbi gardhe.

Por herën e dytë pasditen e vonë të së shtunës, 23 korrik, policia bëri të mundur identifikimin e makinës me të cilën udhëtonte shqiptari. Ai u arrestua para se të largohej nga Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat