Lihet në burg shqiptari në Angli/ 25-vjeçari kapet në fermën e kanabisit prej 80 mijë paundësh

Diaspora

Lihet në burg shqiptari në Angli/ 25-vjeçari kapet në fermën e kanabisit prej 80 mijë paundësh

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Një 25-vjeçar shqiptar është lënë në burg nga një gjykatë angleze pasi është kapur në një fermë kanabisi në High Street në Stalham.

Oficerët gjetën 79 bimë kanabisi me vlerë prej gati 80 mijë paundësh. 25-vjeçari Kol Hila kishte kërkuar azil në Britaninë e Madhe si dhe ka deklaruar para gjykatës se ai ishte përfshirë në trafikun e drogës me shqiptarë të tjerë në Londër.

Hila është shprehur se ai  kishte frikë për sigurinë e familjes së tij në Shqipëri pasi banda e trafikut të drogës e kishin kërcënuar.  Ndërkaq, policia nga ana e saj nuk beson se shqiptari është kërcënuar.

Ndërkaq, avokati i tij ka theksuar se ai ka rënë pre e trafikantëve të drogës. Gjykata e dënoi shqiptarin me 12 muaj burg ku pas mbarimit të dënimit do të deportohet për në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat