31-vjeçari shqiptar i vjedh grekut 240 litra karburant në vendin ku punonte. E kap policia, ia kthen sërish pronarit

Diaspora

31-vjeçari shqiptar i vjedh grekut 240 litra karburant në vendin ku punonte. E kap policia, ia kthen sërish pronarit

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi është kapur duke vjedhur 240 litra lëndë djegëse nga pika  e karburantit, ku punonte.

Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit të 27 dhe 28 korrikut, i riu shqiptar u kap duke vjedhur nga biznesi 12 kontejnerë të vegjël me 240 litra lëndë djegëse të lëngshme, me vlerë totale 450 euro.

Njoftimi i policisë greke: Një i huaj u arrestua paraditen e djeshme (28 korrik 2022) në rajonin e Halkidikit nga efektivë të Departamentit të Sigurisë Polygyros. Siç rezultoi nga hetimet, në orët e para të datës 27 dhe 28 korrik, ai ka vjedhur nga biznesi ku punonte, 12 kontejnerë me gjithsej 240 litra lëndë djegëse të lëngshme, me vlerë totale 450 euro.

Ai u arrestua në mjetin e tij teksa po transportonte kontejnerët me lëndë djegëse të lëngshme, të cilat i janë konfiskuar dhe i janë dhënë pronarit të biznesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat