“Më mori në telefon, më tha eja ta marrësh”/ Dy të rinjtë shqiptarë kapen me drogë në Greqi, njëri lihet në burg

Diaspora

“Më mori në telefon, më tha eja ta marrësh”/ Dy të rinjtë shqiptarë kapen me drogë në Greqi, njëri lihet në burg

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar shqiptar, i cili u kap duke trafikuar tre kilogramë hashash në Greqi, është lënë në arrest me burg ndërsa bashkatdhetari 29-vjeçar është lënë i lirë me kusht. Ata janë akuzuar për trafik droge.

Dy të rinjtë shqiptarë kanë mohuar akuzat që janë ngritur ndaj tyre. 31-vjeçari ka shpjeguar se prej dy muajsh jeton në Rodos dhe ka ardhur për të gjetur punë, por s’kishte mundur dot. Në orët e mbrëmjes së datës 25 korrik ai ka marrë një telefonatë në celularin e tij, nëpërmjet një aplikacioni ku një burrë i panjohur, pasi nuk i ka treguar emrin, i ka kërkuar që të shkojë në kompaninë e transportit për të marrë pakon dhe pastaj e fshihte diku në Kato Stones. Ai tha se nuk e dinte përmbajtjen e pakos, por pranoi ta merrte sepse i duheshin paratë.

Sa i përket 29-vjeçarit të akuzuarit, ai tha se e ka takuar pak kohë më parë dhe ka kaluar pranë punës së 31-vjeçarit. Ky i fundit i ka kërkuar që ta merrte me makinë pasi nuk kishte transport.  29-vjeçari shqiptar gjatë hetimeve paraprake nga policia ka pohuar se ai dhe 31-vjeçari janë takuar ditën e arrestimit, kur i fundit i kishte thënë se do të shkonte të merrte një pako.

Sipas 29 vjeçarit shqiptar, 31 vjeçari i kishte treguar atij se pakoja përmbante kanabis, por nuk i kishte treguar sasinë e saktë.

29-vjeccari shtoi se ka qenë përdorues droge, konkretisht i kanabisi  pesë vitet e fundit dhe se ka pranuar ta bëjë këtë pasi 31-vjeçari do t’i jepte pesëdhjetë gramë për përdorim.

Në lidhje me dorëzimin e pakos, 29-vjeçari ka deklaruar se nuk dinte asgjë më shumë dhe se i bashkëakuzuari do ta njoftonte kur të merrte pakon dhe të kthehej në automjet.

31-vjeçarit iu caktua masa arrest me burg ndërsa 29-vjeçari shqiptar u la i lirë me kusht. Sipas dosjes së prokurorisë, mesditën e datës 26 korrik në ishullin Rodos, policia teksa po kryente kontrolle të në kontejnerët e kompanive të transportit, aty hasën në erën e fortë të kanabisit. Rreth pesë minuta para orës 2 të pasdites, jashtë kompanisë së transportit pikasën një makinë të parkuar, që drejtohej nga 29-vjeçari me pasagjer 31-vjeçarin.

Ky i fundit, emri i të cilit ishte shkruar në pakon e drogës ka hyrë në zyrat e kompanisë për të marrë lëndën narkotike.

Më pas, efektivët e policisë greke kundër narkotikëve kanë vendosur në pranga dy të rinjtë shqiptarë. Ata kontrolluan makinën ku ndodheshin tre pako me kanabis me peshë 3 kilogramë e 145 gram.

Sasia e kanabisit së bashku me dy aparate celularë u sekuestruan, ndërsa shqiptarëve u ngrit kallëzim penal për furnizim, posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat