Shqiptari vihet në pranga/ 20-vjeçari trafikonte kokainë dhe hashash rrugëve të Italisë, policia e mbajti nën vëzhgim derisa…

Diaspora

Shqiptari vihet në pranga/ 20-vjeçari trafikonte kokainë dhe hashash rrugëve të Italisë, policia e mbajti nën vëzhgim derisa…

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 06:35
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar është vendosur në pranga nga policia italiane pasi është kapur duke shitur kokainë dhe hashash në rrugët e Italisë.

20-vjeçari kishte krijuar klientelën e tij dhe tregtonte kokainë dhe hashash në një nga lagjet më të populluara nga trafikantët e drogës në Terni.

Në këtë qytet shqiptari jetonte prej disa muajsh, ndërsa merrej edhe me tregtinë e drogës.

Ai është denoncuar nga vetë qytetarët të cilët e kishin pikasur atë si një shpërndarës i rregullt i kokainës dhe hashashit, shkruan Il Messaggero.  

Në këtë mënyrë, policia e mbajti atë për disa ditë nën vëzhgim derisa e vendosi në pranga.

Atij iu gjetën 18 doza kokainë të paketuara tashmë dhe gati për t’i shitur. Policia kontrolloi edhe në banesën e tij ku gjetën më shumë se tre gramë hashash. Shqiptari është i arrestuari i radhës në një qytet ku kërkesa për drogë ka marrë përmasa shqetësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat