U hodh nga makina në ecje për të shpëtuar nga përplasja, emigranti shqiptar në Itali gjen vdekjen

Diaspora

U hodh nga makina në ecje për të shpëtuar nga përplasja, emigranti shqiptar në Itali gjen vdekjen

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar 37-vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Itali, mbrëmjen e 30 korrikut, në zonën e Casatimsa (Pavia).

Mësohet se shqiptari humbi kontrollin e makinës pasi doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, raportojnë mediat italiane.

37-vjeçari, për t’i shpëtuar përplasjes, është hedhur nga makina në ecje, por kjo rezultoi fatale për të.

Ambulanca shkoi menjëherë në vendngjarje por fatkeqësisht mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

Mësohet se shqiptari ndodhej i vetëm në makinë. Emri i tij nuk eshte bere me dije nga mediat italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat