Mërgimtarët e komunës së Istogut kalojnë një mbrëmje argëtuese së bashku

Diaspora

Mërgimtarët e komunës së Istogut kalojnë një mbrëmje argëtuese së bashku

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 5 gusht 2022 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Njëri nga organizatorët e mbrëmjes arkëtuese ishte edhe delegati shqiptar nga Istogu në qytetin austriak Waidhofen-Niederösterreich Gjavit Shabanaj, ai së bashku me disa mërgimtar të tjerë organizuan një mbrëmje me mërgimtarët e komunës së Istogut në restorant “Trofta”, interesimi për pjesëmarrje ishte mjaft i madh por kapaciteti i restorantit ishte vetëm për 250 veta.

Në këtë mbrëmje mori pjesë edhe kryetari i komunës Ilir Ferati, i cili foli për kontributin e madh të mërgimtarëve tanë, të cilët e ndihmuan luftën dhe UÇK-në, i ndihmojnë familjet e tyre edhe Kosovën në përgjithësi duke i sjell të hyra të konsiderueshme, andaj për ta, duhet të kemi një përkushtim dhe një trajtim të veçantë.

Aktivisti dhe delegati i qytetit ku jeton dhe punon në Austri, i cili i ka bërë krenarë shqiptarët e Kosovës në Austri Gjavit Shabanaj, thotë se e morëm këtë iniciativë që mërgimtarët tanë të argëtohen me këngë dhe valle popullore shqiptare, me Ansamblin e valleve “Rugova”, ku po vallëzojnë të gjithë të pranishmit, do të këndojë rapsodi i mirënjohur kosovar Rifat Berisha dhe do të vazhdojë me muzikë të zgjedhur popullore shqiptare. Besoj se kjo nisëm do të behët tradicionale dhe institucionale.

Kuvendi komunal për mërgimtarët më të suksesshëm ndau mirënjohje, po ashtu u ndanë edhe libra të autorëve të kësaj komune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat