Shqiptari qëllon me thikë një grek në Spartë

Diaspora

Shqiptari qëllon me thikë një grek në Spartë

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Përleshje mes një shqiptari dhe një greku në qendër të Spartës në Greqi.

Sipas mediave vendase, pas një grindje për arsye të panjohura, shqiptari ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar grekun duke e lënë të plagosur rëndë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa i plagosuri është dërguar me ambulancë në spitalin e Spartës, ku u gjykua e nevojshme transferimi i tij në Athinë.

Për rastin ka nisur një hetim që do zbardhë rrethanat e konfliktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat