Grabiti 780 mijë euro dhe më pas dogji dy persona, arrestohet në Maltë shqiptari i akuzuar për krimin makabër në Greqi

Diaspora

Grabiti 780 mijë euro dhe më pas dogji dy persona, arrestohet në Maltë shqiptari i akuzuar për krimin makabër në Greqi

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 15:41
Dy personat e vrare 7 vite me pare ne Greqi

Një shqiptar i arrestuar në Maltë dyshohet se ka vrarë dy persona dhe u ka vënë flakën trupave të tyre pasi i ka grabitur 780 mijë euro në Greqi.

Por avokatët mbrojtës thonë se policia ka arrestuar njeriun e gabuar, me argumentin se emri i klientit të tyre nuk përputhet me atë në urdhër-arrestin.

36-vjeçari Ledjon Brakaj, u arrestua në Maltë pasi autoritetet greke lëshuan një urdhër-arresti evropian në mars. Kjo shkaktoi një alarm në Sistemin e Informacionit Shengen, i cili nga ana tjetër çoi në gjurmimin e të kërkuarit në Maltë, raporton Times of Malta.

Brakaj u shoqërua në gjykatë pasditen e së shtunës, teksa autoritetet nisën procedurat për ekstradimin e tij në Greqi, për t’u përballur me akuzat penale.

Vrasja e dyfishte në 2015

Brakaj akuzohet në lidhje me një vrasje të dyfishtë të kryer në vitin 2015 në ishullin grek Aegina, ngjarje e cila tronditi komunitetin e qetë të ishullit.

Irini Marmarino, e cila drejtonte një biznes suvenirësh në Aegina, u gjet e vdekur së bashku me nipin e saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së saj.

Të dy viktimat ishin torturuar para se të vriteshin. Nga autopsia doli në përfundimin se autorët i rrahën aq ashpër dy viktimat, sa u shkaktuan fraktura dërrmuese në të gjithë trupin dhe më pas, ndërsa ata ende po merrnin frymë, u vunë flakën.

Nga hetimet rezultoi se Marmarino kishte tërhequr pak kohë më parë kursimet e saj të jetës, që arrinin në rreth 800 mijë euro, raportojnë mediat greke.

Mbrojtja e Brakajt

Duke u paraqitur në një gjykatë malteze të shtunën, avokatët mbrojtës të Brakajt hodhën dyshime nëse klienti i tyre ishte në të vërtetë i kërkuari. Urdhër-arresti evropian i referohej emrave të ndryshëm, thanë ata.

Avokatët mbrojtës vunë re gjithashtu se ndërsa oficerët e policisë i kishin hequr shenjat e gishtave Brakajt, ata nuk i kishin paraqitur ato gjurmë në gjykatë si provë.

Megjithëse mbrojtja kundërshtoi çështjen e identitetit, gjykata, e kryesuar nga magjistrati Noel Bartolo, deklaroi se çështja do të vazhdonte.

Brakaj nuk ka paraqitur kërkesë për lirim me kusht dhe ka heshtur gjatë gjithë seancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat