Gjavit Shabanaj, personalitet i suksesshëm në jetën politike dhe humanitare në Austri

Diaspora

Gjavit Shabanaj, personalitet i suksesshëm në jetën politike dhe humanitare në Austri

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 21 gusht 2022 Në ora: 12:01
Gjavit Shabanaj

Kurbet është një nga format e detyruara për të siguruar mbijetesën. Meqenëse shumica e shqiptarëve të Kosovës për arsye objektive nuk kanë arritur të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për familjet e tyre, kanë qenë dhe janë të detyruar të marrin rrugën e vështirë të kurbetit në shtetet e Evropës Perëndimore, Amerikë, Australi etj. Ndërsa sot, shumë të rinj marrin rrugën e kurbetit në kërkim të një jetë më të mirë. Ata punojnë e jetojnë me shpresën që një ditë të kthehen në Kosovë, ku do të kenë kushte e paga si në shtetet perëndimore dhe të jetojnë e të vdesin në Kosovë.

Pra, ata nuk kërkojnë as më pak e as më shumë, po vetëm që të kenë mundësi që të jetojë ashtu siç jetojnë të gjithë popujt në vendet e qytetëruara e demokratike të botës.Por deri sa të vjen ajo ditë do të presin ndoshta edhe disa gjenerata.

Disa mërgimtar punuan dhe punojnë për pagë deri në pension, disa kanë krijuar bizneset e tyre dhe janë treguar si biznesmen të suksesshëm, disa janë shquar si sportist të dalluar dhe me renome ndërkombëtare si futbollist e boksierë, disa të tjerë janë shquar në muzikë si Rita Ora dhe Dua Lipa që na bëjnë krenarë në gjithë botën e disa edhe në jetën politike dhe në veprimtarinë humanitare.

Njëri prej atyre shqiptarëve kosovar, i cili u shqua në politik dhe në veprimtarinë humanitare është edhe Gjavit Shabanaj, i lindur në fshatin Tomac të komunës së Istogut (Burimit).

Në vitin 1992, ai migrojë në Austri, ku punojë me ndershmëri dhe fitojë respektin e qytetarëve të qytetit Waidhofen an der Ybbs,

Ai shumë shpejt do të angazhohet edhe në jetën politike të këtij qyteti, anëtarësohet në Partinë Popullore të Austrisë (ÖVP), kryetari i kësaj partie, e propozoj z. Gjavit Shabanajn për kandidatë të kësaj partie në zgjedhje për Kuvendin Komunal të Waidhofen an der Ybbs, zotëri Shabanaj i fitojë votat e mjaftueshme dhe u zgjodhe për dy mandate delegatë për t’i përfaqësuar në mënyrë të dinjiteshme interesat e banorëve të këtij qyteti dhe të kësaj komune.

Në vitin 1998, ai iu bashkua edhe Organizatës Joqeveritare ose Klubit “Menschen leben”, një organizatë bamirësie për ti ndihmuar bashkëqytetarët e tyre në nevojë.

Kësaj Organizate ose Klubi i janë bashkangjitur me qindra anëtar mërgimtar, të cilët zgjodhën edhe kryesinë e Klubit, me kryetar Avdulla Shatri, ndërsa anëtarë të kryesisë janë: Pjeter Ndreca, Hamit Koshtova, Afrim Berisha, Xhavit Shabanaj, Naim Hajdaj, Lutfi Thaçi, Ali Berisha, Mahje Zhuk e Mustafë Rugova.

Për vite me radhë ky Klub me mjetet e grumbulluara nga mërgimtarët, ndërtuan shumë shtëpi për familjet me kushte të rënda ekonomike, po ashtu ndihmuan edhe me ndihma të konsumit të përditshëm si artikuj ushqimor e veshmbathje sidomos gjatë pandemisë.

Ky Klub ka vendosur që gjatë pushimeve verore të mërgatës në atdhe të organizojë nga një mbrëmje argëtuese ose tubim me të gjithë mërgimtarët e kësaj komune dhe të rajonit, i cili tubim tani është bërë tradicional, programi i mbrëmjes me mërgimtar udhëhiqet nga Klubi “Fontana” në mërgim, kurse për anën teknike përkujdeset ekipi i RTV “Fontana” nga Istogu, në krye me kryeredaktorin Zeqir Mehmetaj.

Radio Televizioni “Fontana” në Istog, përcillet, shikohet dhe dëgjohet me interesim të madh nga të gjithë mërgimtarët e kësaj komune, ngase gjithmonë janë të informuar për të rejat në Kosovë dhe në komunën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat