Tragjike në Greqi, kamioni përplas makinën, humb jetën i riu shqiptar

Diaspora

Tragjike në Greqi, kamioni përplas makinën, humb jetën i riu shqiptar

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 13:00
Pamje nga aksidenti

Një 29-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident në Halkidiki të Greqisë herët në mëngjesin e së mërkurës. Makina që ai drejtonte është përplasur me një kamion.

29-vjeçari u dërgua në spitalin Polygyros ku u konstatua i vdekur.

Aksidenti ka ndodhur në orën 6:50 të mëngjesit të sotëm në km 23 të rrugës N. Moudania – Sithonia. Makina e 29-vjeçarit nga Shqipëria, siç raporton është përplasur me një kamion që drejtohej nga një 48-vjeçar, raportojnë mediat greke.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-it, e cila e ka transportuar të riun në Spitalin e Përgjithshëm të Halkidikit, ku ka konstatuar vdekjen.

Një hetim paraprak po kryhet nga Departamenti i Qarkullimit të Poligyros. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat