Kjo është Anita Likmeta, kandidatja e parë shqiptare në parlamentin italian

Diaspora

Kjo është Anita Likmeta, kandidatja e parë shqiptare në parlamentin italian

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 19:11
Anita Likmeta

Shqiptarja Anita Likmeta ka shënuar një arritje të madhe duke mundur t’i japë përfaqësim institucional komunitetit shqiptar në Itali në Parlamentin Italian. Një sipërmarrëse në fushën e inovacionit, Anita është kandidatja e parë shqiptare që konkurron për Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen më 25 shtator.

“Unë quhem Anita Likmeta, lindur në Shqipëri, jam shtetase italiane. Mora diplomën e shkollës së mesme klasike dhe u diplomova në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Romë. Unë jam një sipërmarrëse në sektorin informatik dhe dixhital dhe, në vitin 2021, u emërova mes Inspiring Fifty Europe për inovacion. Jam një grua me vlera dhe ideale, e cila ka punuar shumë që në moshën 10-vjeçare. Tani unë do të punoj për këtë vend, vendin tim, Italinë, për çështjet që aq shumë më shqetësojnë: inovacioni teknologjik, shkollat, të rinjtë dhe gratë. Do t'ju tregoj për mua dhe idetë e mia dhe do t'ju dëgjoj, sepse nevojat dhe shpresat tuaja janë politika ime”, -shkruan Likmeta.

Ajo ka shtuar ndër të tjera se është nder dhe privilegj për atë, të jetë e para italiane, shqiptare nga lindja, që kandidon për parlamentin italian.

“Rroftë Italia & Rroftë Shqipëria!” e ka përfunduar Likmeta postimin e saj në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat