Si do t’i marrin nga 500 euro bonus qytetarët në Austri

Diaspora

Si do t’i marrin nga 500 euro bonus qytetarët në Austri

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 12:10
Ilustrim

Bonusi prej 500 eurosh për secilin banor mbi 18 vjeç që jeton në Austri, ishte paralajmëruar për t’u shpërndarë nga muaji tetor, por qeveria austriake vendosi që këtë bonus ta shpërndajë nga muaji shtator.

Këtë shumë do ta marrin edhe shqiptarët.

Për këtë, Ministria e Mjedisit ka nisur një testim paraprakë: 300,000 persona të përzgjedhur në mënyrë rastësore nga sistemi, që nga sot kanë pranuar tashmë 500 euro.

Ministria e Mbrojtjes së Klimës njoftoi dje se bonusi ishte zbatuar më shpejt se sa pritej. Kjo është arsyeja që qeveria austriake ka filluar ta shpërndajë bonusin që nga sot për një pjesë të qytetarëve.

Bonusin do ta marrin të gjithë personat që jetojnë prej së paku 183 ditë (6 muaj) në Austri, kjo pavarësisht se çfarë nënshtetësie apo moshe kanë.

Të rriturit mbi moshën 18 vjeçe do të përfitojnë nga 500 euro, ndërsa fëmijët nga 250 euro. Gjithsej 8.6 milionë njerëz në Austri do të janë përfitues të këtij bonusi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat