Iku në botën tjetër Petrit Ahmet Kaloshi, veprimtar në Suedi

Diaspora

Iku në botën tjetër Petrit Ahmet Kaloshi, veprimtar në Suedi

Nga: Astrit Gashi Më: 30 gusht 2022 Në ora: 13:04
Petrit Ahmet Kaloshi

Më 25 gusht 2022, ka ndërruar jetë në Suedi, pas një sëmundje të rëndë, Petrit Ahmet Kaloshi, në moshë të re-57 vjeçare, duke sjellë një dhimbje të madhe e lanë pikëllim të thellë në familjen e tij e dy fëmijët e tij, tek kushërinjtë e farefisnia e vet, tek miqtë e dashamirët e tij të shumtë në mërgim e në atdhe.

Petrit Ahmet Kaloshi ishte njeri i dijes, i ditur, i përkushtuar për shkollimet e tij universitare në Shqipëri e në Suedi, për kualifikimet e tij profesionale të kahershme e përhershme (ndërkombëtare në Atdhe e jashtë tij, i dhanun pas leximit të librave në fushën e letërsisë e historisë, ekonomisë, policisë, diplomacisë në gjuhën shqipe të vendlindjes dhe në atë suedeze të mërgimit.

Petrit Ahmet Kaloshi ishte njeri i punës, me sakrifica e merita, duke punuar me të gjitha fuqitë e mundësitë e tij jetësore, profesionale e qytetare, në të gjitha ditët e jetës e veprimtarisë së tij, edhe deri në detyra të larta në Policinë e Shtetit në Shqipëri, në Tiranë, si edhe kur shkoi mërgimtar shqiptar e jetoi lartësisht si një qytetar suedez me interesa e kërkesa dinjitare edhe në Suedi, në Malmö, vendbanimin e tij familjar të tanishëm.

 Petrit Ahmet Kaloshi  tani pusho i qete në varrezat e qytetit të Malmös në Jagersrö  ku më 29 gusht me nderime familjare, shoqërore, fetare, qytetare, në “atdheun e tij të dytë”, në Malmö të Suedisë por siç rrahë zemra e secilit mergimtar dhe zemra e Petrit rrahu fortë për Shqipërinë e tij dhe Tropojën nga ku u brumos më atdhedashuri, nder dhe respekt që dhurontë për të gjithë ata që kishin fatin të njohin.

Familja e Petrit Ahmet Kaloshit njofton se do të bajnë Pritje Mortore edhe në Atdhe, në Tiranë, në fillim shtatori 2022, në mjedise të “Univers” (Funeral Home), në Rrugën “Bardhyl”, përballë Postës Shqiptare, me 1 shtator (ora 10.00-18.00), me 2 shtator (ora 10.00-18.00) dhe me 3 shtator (ora 09.00-15.00), ku presin Vizita e Ngushëllime për ikjen parakohe në amshim të njeriut të tyre të dashur.

I qoftë i lehtë dheu i tokës mërgimtare dhe e paçin sa ma të lehtë dhimbjen e madhe familja e tij dhe të gjithë njerëzit e vet të gjakut e të pragut në Suedi e Shqipëri e kudo tjetër në botë! Mbettë i paharruar nderimi e kujtimi i lartë, emri e veprimtaria e mirë e Petrit Ahmet Kaloshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat