Haxhi Dauti kreu i Këshillit Shqiptar Amerikan takohet me Presideten e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Diaspora

Haxhi Dauti kreu i Këshillit Shqiptar Amerikan takohet me Presideten e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 30 gusht 2022 Në ora: 18:26
Haxhi Dauti dhe Vjosa Osmani

Gjatë një vizite disa ditore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedonin e Veriut, z.Haxhi Dauti nga SHBA, kryetar dhe themeluesi i Këshillit Shqiptar Amerikan,  ndalojë në Prishtinë, ku ai është pritur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe më pas ai një takim ne Tiranë, nga  Presidenti i Republikës, se Shqiperise, Sh. T. Z. Bajram Begaj, të cilit me këtë  rast ai i ka uruar përzëmërsisht detyrën e Presidentit të Shqipërisë.

Kështu të paktën ka bërë të ditur zoti Dauti, përmes një postimi te shpërndar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, fotot e tij nga Prishtina e Tirana - takimet në dy zyrat e dy presidencave shqiptare.

Duke folur për takimin e Prishtines, me Vjosa Osmanin, Dauti, tha se ajo ka adresuar në këtë takim fjalë miradie, ndërsa më pas presidentja e Kosovës, ka vlerësuar lart kontributin e shqiptarve në SHBA, në vecanti atë të dhënë për mbarë ceshtjen shqiptare duke veçuar me këtë rast atë rolin e shqiptarve të Amerikës, në forcimin e lidhjeve të fuqishme për Kosovën.

Në këtë kontekst, presidentja e Kosovës, duke folur edhe për bisedimet dhe cështjet politike,  ka vlersuar punën e mire që po bëjnë institucionet e Kosovës, qeveria e kryeministrit Kurti, e cila ka thënë se është në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Washingtonin, dhe Brukselin,  si dhe partnerët ndërkombëtar të Kosovës.

“Çdo qëndrim i Kosovës, ka thënë Presidentja Osmani, reflekton frymën kushtetuese të shtetit të Kosovës, dhe vlerat  demokratike të saj. Marrëdhëniet e Kosovës, me Washingtonin janë nga më të mirat në historinë e tyre dhe vazhdojnë të jenë qenësor për shtetin e Kosovës”. 

Në takim me presideten e Kosovës Vjosa Osmani , Dauti,  shkruan se ai i rikonfirmojë asaj edhe një herë se Kosova, do të vazhdojë të jetë në qender të angazhimeve të shqiptarve të Amerikës sidomos në lobimin e saj në Washington: 

“Do të vazhdojmë kontributin tonë të dhënë nëndër vite dhe patjetër që do të rrisim angazhimin tonë në lobimin në Washington për Kosovën, Camërinë, liritë e të drejtat e shqiptarvë  në Luginën e Preshevës, Mal të zi, Maqedonin e Veriut,”, ka thënë Dauti.

Image
Haxhi Dauti dhe Bajram Begaj

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat