Itali: Vritet një 40 vjeçar nga Kosova

Diaspora

Itali: Vritet një 40 vjeçar nga Kosova

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 17:41
Ilustrim

Një 40 vjeçar nga Kosova raportohet të jetë vrarë në Itali.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur i djegur në bagazhin e një veture të tipit “Range Rover” pranë zonës së Breshias.

Sipas policisë dyshohet se viktima u vra diku tjetër dhe u dërgua në zonë tjetër ku edhe u dogj automjeti.

Shkaqet e vdekjes pritet të përcaktohen nga autopsia.

Mediumi Ansa.it shkruan se rasti ka ndodhur për shkak të luftës mes bandave të drogës mes grupeve nga Kosova.

Gjithashtu sipas këtij mediumi edhe vetura i përkiste një kosovar të cilit i ishte vjedhur por që nuk e kishte raportuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat