Itali: Katër shtetas të Kosovës kapen duke vjedhur rrymë

Diaspora

Itali: Katër shtetas të Kosovës kapen duke vjedhur rrymë

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Nuk bën vaki veç në Kosovë.

Katër kosovarë raportohet se janë kapur duke vjedhur rrymë në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Villorbas në Treviso.

Të rinjtë u kapën në flagrancë duke vjedhur energjinë elektrike përmes një kablloje e cila ishte 30 metra e gjatë nga garazha e komshiut të tyre.

Kjo ishte vërejtur nga pronari i këtij garazhi dhe e kishte lajmëruar policinë.

Kosovarët ishin munduar ta hiqnin kabllon por që rezultoi pa sukses.

Policia kishte kontrolluar shtëpinë e tyre ku kanë gjetur një sasi të vogël të marihuanës pasi brenda zyrtarët policorë kishin vërejtur se po vinte një erë e fortë e drogës, shkruan Tribuna Treviso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat