Kryetari i Shoqatës kulturore shqiptare “Bashkimi” me seli në Zvicër takohet me Kamberin e Mustafin

Diaspora

Kryetari i Shoqatës kulturore shqiptare “Bashkimi” me seli në Zvicër takohet me Kamberin e Mustafin

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 09:56
Foto nga takimi

Deputeti Shaip Kamberi dhe kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi pritën në takim kryetarin e Shoqatës kulturore shqiptare “Bashkimi” me seli në Zvicër, z.Sead Surdullin.

Ai i inforimoi për punën e mirë dhe aktivitet e shumta që kjo shoqatë po i zhvillon atje.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi kryetari i kuvendit komunal në Bujanoc, Enver Ramadani.

Postimi i plotë

Bashkë me deputetin popullor Shaip Kamberi dhe kryetarin e KKSH-së, Ragmi Mustafi, patëm kënaqësinë e veçantë që dje, të mirëpresim në takim vëllazëror, kryetarin e Shoqatës kulturore shqiptare “Bashkimi” me seli në Zvicër, z.Sead Surdullin, i cili na informoi për punën e mirë dhe aktivitet e shumta që kjo shoqatë po i zhvillon atje.

Njëherit, miku ynë nga Bujanoci, Na njoftoi për dispozitat, qëllimet dhe vepimtaritë e shoqatës “Bashkimi”, ku për qëllim parësor, kanë bashkimin e potencialit kulturor shqiptar në Zvicër dhe më gjerë, dhe vënien e potencialit në shërbim të çështjes kombëtare.

Duhet vlerësuar së tepermi, bashkëpunimin e sinqertë që ka kjo shoqatë me shkollën shqipe Ostrmundigen në Bern, në krye me mësuesen znj.Ida Jashari, kryesinë e shkollës, si dhe prindërit admirues të gjuhës shqipe.

Në fund të takimit, kryetari Surdulli me shumë dëshirë, Na ftoi që të bëhemi pjesë e njërës nga manifestimet e organizuara nga Shoqata kulturore shqiptare “Bashkimi” dhe shkolla Ostrmundigen në Zvicër.

Nga thellësia e zemrës, z.Sead Surdulli dhe shoqatës “Bashkimi”, i uruam punë të mbarë dhe qëllime të pastërta kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat