Gruaja denoncon ish-bashkëshortin shqiptar për përdhunim - 45-vjeçari e mohon

Diaspora

Gruaja denoncon ish-bashkëshortin shqiptar për përdhunim - 45-vjeçari e mohon

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Një grua 43-vjeçare në Skiathos të Greqisë ka denoncuar për përdhunim ish-bashkëshortin e saj shqiptar.

Ajo tha se ishte divorcuar katër vjet më parë me ish-burrin, por se ai “nuk e kishte ndaluar brutalitetin dhe dhunën e tij”.

Gruaja tha se ish-bashkëshorti i shkoi në shtëpinë e saj të martën dhe e ka kërcënuar se do ta vriste, raportojnë mediat greke.

Po ashtu, gruaja tha se më datë 26 gusht, shqiptari e kishte përdhunuar në banesën e saj.

Mirëpo, burri ka thënë përpara gjykatësve se nuk ka kryer asnjë përdhunim, por se çdo gjë ka qenë konsensuale.

Gjithashtu, shqiptari ka mohuar që ta ketë kërcënuar apo të ketë krijuar ndonjë incident jashtë shtëpisë ku ish-bashkëshortja jeton aktualisht.

Gruaja do i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësorë për të vërtetuar nëse kemi të bëjmë me përdhunim, ndërsa mësohet se 45-vjeçari shqiptar ndodhej ilegalisht në shtetin grek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat