E rëndë në Greqi! Shqiptari kërcënon me vdekje dhe përdhunon ish-bashkëshorten

Diaspora

E rëndë në Greqi! Shqiptari kërcënon me vdekje dhe përdhunon ish-bashkëshorten

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 17:06
Ilustrim

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku bashkëshorti ka përdhunuar ish-gruan.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se çifti ishte i divorcuar që prej katër vitesh, ndërkohë denoncimin për përdhunim nga ish-bashkëshorti e ka bërë gruaja.

Mësohet se 45-vjeçari shqiptar ka mohuar akuzat para drejtësisë duke thënë se çdo gjë që ndodhi mes tyre ishte me dëshirën e të dyve.

Por gruaja e cila bëri denoncimin ka thënë para autoriteteve se ish-bashkëshorti hyri me dhunë në shtëpinë e saj, e kërcënoi me vdekje dhe më pas e përdhunoi, shkruajnë mediat e huaja. 

Gjithashtu mësohet se shqiptari qendronte në Greqi ilegalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat