Zhduket biznesmeni shqiptar në Greqi, dyshohet se kishte nisur të mblidhte borxhet te pronarët e disa bizneseve

Diaspora

Zhduket biznesmeni shqiptar në Greqi, dyshohet se kishte nisur të mblidhte borxhet te pronarët e disa bizneseve

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 20:37
Dzani Topali

Një biznesmen nga Shqipëria 46-vjeç i identifikuar i Dzani Topali është zhdukur në Rodos të Greqisë prej mbrëmjes të së dielës.

Mediat greke bëjnë me dije se punonjësit e policisë po këqyrin automjetin e 46-vjeçarit tip Honda e cila u gjet me xhamat hapur dhe pa çelësa në Kalythies.

Një dëshmitar vuri re automjetin mëngjesin e të hënës dhe njoftoi policinë ndërkohë që rezulton se celulari i tij rezulton i fikur prej mbrëmjes së të dielës.

Një kamerier në një restorant në zonën ku u raportuan gjurmët e fundit të shqiptarit babai i tre fëmijëve tha se ai kishte drekuar bashkë me dy bashkëatdhetarë dhe një djalë 10-vjeçar.

Biznesmeni shqiptar kishte dhënë shumë borxhe dhe po përpiqej të mblidhte detyrimet. Ndërsa një ditë pasi humbi gjurmët ai do të kishte një takim me një pronar hoteli i cili duhet t’i paguante 30 mijë euro për punën që kishte bërë.

Natën e zhdukjes dyshohet se ai ka pasur takim me një tjetër biznesmen me të cilin kishte rënë dakord për të marrë një pjesë të parave që ai i kishte borxh. Ky i fundit ka deklaruar në polici se në momentin e fundit takimi i tyre ishte anuluar.

Policia ka kontrolluar të gjitha pikat e daljes nga ishulli Rodos për të rënë në gjurmët e biznesmenit shqiptar.

Zhdukja e tij ka sjellë ankth te familjarët e 46-vjeçarit. Bashkëshortja dhe vëllai i tij. Bashkëshortja dhe vëllai i tij të shoqëruar nga avokati njoftuan prokurorin publik dhe drejtorin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat