Ndërron jetë 21-vjeçari shqiptar në Itali, u përfshi në një aksident me motor

Diaspora

Ndërron jetë 21-vjeçari shqiptar në Itali, u përfshi në një aksident me motor

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

21-vjeçari Erik Fetahu, i cili u përfshi në një aksident me motorin e tij më 26 gusht, ka ndërruar jetë në spital.

Mjekët ishin përpjekur ta shpëtonin duke i prerë një këmbë të lënduar rëndë, por as kjo nuk e mbajti në jetë.

Aksidenti kishte ndodhur në San Rocco, në zonën e Lodit dhe i riu ishte transportuar me helikopter në Pavia. Motori i tij ishte përplasur kokë më kokë me një furgon në kthesë, ndërsa shqiptari pësoi trauma të rënda nga aksidenti.

Banues në Lodi, Eriku ishte i pasionuar pas motorëve, ai madje kishte qenë kandidat në zgjedhjet bashkiake me listën Buongiorno Lodi, në mbështetje të kryebashkiakut aktual Andrea Furegato. Shumë e kujtojnë atë si një djalë entuziast dhe të gatshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat