Shqiptari hyn për të vjedhur në banesën e italianëve që ishin me pushime, kapet nga policia

Diaspora

Shqiptari hyn për të vjedhur në banesën e italianëve që ishin me pushime, kapet nga policia

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 30-vjeçar pas një vjedhjeje në një apartament në Albaro të Xhenovës. I riu u ndalua nga oficerët e policisë, pas një ndjekjeje në një rrugë të mbushur me shkurre në lagjen San Martino, raportojnë mediat italiane.

Ndërsa, bashkëpunëtori i 30-vjeçarit u shpall në kërkim. Sipas skemës që ka rikonstrukturuar policia, i riu u ngjit në tarracën e një shtëpie në Via Dodecanesco dhe pasi ka thyer grilat e dritares, ka hyrë në shtëpi e ka kontrolluar çdo dhomë.

Dëshmitar i ngjarjes ka qenë një fqinj, që duke ditur se pronarët e banesës ishin me pushime, ka lajmëruar policinë.

Forcat policore kanë arritur në vendngjarje dhe kanë parë dy të dyshuarit që u hodhën nga tarraca dhe po shkonin drejt pyllit.

Policia u vu në ndjekje të tyre, duke prangosur njërin, kurse tjetrin nuk arriti që ta kapë.

I ndaluari tentoi që të godasë policët, por sërish u kap nga karabinierët. Kur ra në duart e karabinierëve, 30-vjeçari mbante një orë rolex floriri, bizhuteri dhe 980 euro cash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat