Pamje nga vendi i ngjarjes/ Krim makabër në Gjermani, shqiptari e mbytë me sëpatë një 27-vjeçare, Policia e vret shqiptarin

Diaspora

Pamje nga vendi i ngjarjes/ Krim makabër në Gjermani, shqiptari e mbytë me sëpatë një 27-vjeçare, Policia e vret shqiptarin

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 18:04 Përditësuar në ora: 19:05 më 04.09.2022
Pamje nga vendi i ngjarjes

Krimi horror i 23-vjeçarit nga Kosova në Gjermani, flasin dëshmitarët

Oficerët e policisë gjermane mëngjesin e sotëm panë një krim horror në Berlin. Një burrë po e godiste për vdekje me sëpatë një grua. Autor i këtij krimi ishte një 23-vjeçar nga Kosova. Siç shkruan Berliner Zeitung, policët panë skena të tmerrshme pasi hynë në banesën ku po ndodhte krimi pak para orës 08:00 të mëngjesit.

Sipas të dhënave fillestare, gruaja e vrarë është ukrainase. Ata nuk ishin të martuar dhe Policia nuk ka mundur ende të tregojë se çfarë raporti ka pasur autori me viktimën.

Një i ri që banon në afërsi të banesës ku ndodhi krimi makabër tha se rreth orës 7 të mëngjesit ka dëgjuar bërtima të forta. Dikush, me sa duket autori i krimit, e kishte goditur me çekiç derën e banesës së tij. Dëshmitari thotë se si pasojë i është dëmtuar dera. Fqinji raporton se nuk ka guxuar ta hapë derën. Më vonë ai tha se pa gjurmë të mëdha gjaku në derën e banesës së tij. 

Sipas raportimeve të dëshmitarëve okularë, burri dhe gruaja 27-vjeçare kishin debatuar me zë të lartë përpara krimit, raporton Berliner Kurier. Fqinjët e kishin lajmëruar policinë pasi kishin dëgjuar gruan duke bërtitur tmerrësisht shumë në katin e 9-të të pallatit dhjetëkatësh. 

Image
Image

 

Pamje nga vendi ku qytetari i Kosoves e mbyti me sëpatë 27-vjeçaren në Gjermani

Një 23-vjeçar nga Kosova është autori i një krimi të paimagjinuar në Berlin të Gjermanisë. Mëngjesin e sotëm, Policia gjermane e gjeti atë duke e goditur me sëpatë një 27-vjeçare, e cila vdiq.

Policia ka ndërhyrë dhe e ka vrarë kosovarin, ndërsa mediat gjermane kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.

Kur policën kishin hyrë në apartamentin e katit të nëntë, kishin parë skena të tmerrshme. “Atje, një burrë po godiste një grua me sëpatë”, tha zëdhënësi i Policisë Stefan Petersen-Schümann të dielën pasdite përpara ndërtesës dhjetëkatëshe ku ndodhi krimi. Më pas policia përdori armë zjarri duke vrarë burrin me sëpatë.

Viktimës nuk ishte e mundur t’i dilet në ndihmë, pasi ajo vdiq në vendin e ngjarjes me plagë të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat