Ishte i zhdukur që disa ditë, gjendet i vdekur biznesmeni shqiptar në Itali

Diaspora

Ishte i zhdukur që disa ditë, gjendet i vdekur biznesmeni shqiptar në Itali

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 22:04
Fatmir Ara

Biznesmeni shqiptar Fatmir Ara, është gjetur i vdekur në fshatin San Carlo Cavanese afër Torinos.

Ai ishte i shpallur i zhdukur nga familjarët që nga 2 shtatori.

Sipas mediave italiane, 43-vjeçari është qëlluar me armë dhe është gjetur në tokë pa hapa larg një karroce të parkuar përgjatë një rrugice të vogël, shkruan Abcnews.al..

Ndërkohë ditën e djeshme karabinierët e kompanisë Venaria, gjatë kërkimeve e gjetën atë në një fushë të San Carlo Canavese, në fshat.

Hetimet lidhur me rastin po zhvillohen nga Prokuroria e Ivreas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat