Dogji të gjallë dy persona në Greqi, shqiptari i arrestuar në Maltë kundërshton ekstradimin!

Diaspora

Dogji të gjallë dy persona në Greqi, shqiptari i arrestuar në Maltë kundërshton ekstradimin!

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Avokatët e një shqiptari, i cili po përpiqet të mos ekstradohet në Greqi, për një vrasje të dyfishtë kanë kërkuar heqjen e një raporti të hartuar nga një ekspert grek i gjurmëve të gishtërinjve me arsyetimin se është përdorur një metodë e vjetër për të analizuar gjurmët.

36-vjeçari Ledjon Brakaj u arrestua në Maltë muajin e kaluar dhe u la në paraburgim pas një urdhër-arresti evropian në emër të tij nga autoritetet greke.

Brakaj akuzohet për vrasjen e rëndë të dyfishtë të pronares së një biznesi suvenirësh dhe nipit të saj në vitin 2015 në ishullin grek të Aeginës.

Raportet thonë se trupi i Irini Marmarino ishte gjetur i vdekur së bashku me atë të nipit të saj, Lambros Protonotarios, brenda shtëpisë së saj. Të dy viktimat ishin torturuar para se të vriteshin, me autopsinë që arriti në përfundimin se dy viktimat ishin rrahur aq egërsisht sa kishin pësuar fraktura dërrmuese në të gjithë trupin e tyre dhe se u ishte vënë flaka ndërkohë që ishin ende të gjallë.

Gjatë gjykimit, inspektorët e policisë Kurt Ryan Farrugia dhe Robinson Mifsud i thanë gjykatës se i akuzuari ishte kapur pasi u gjetën gjurmët e gishtave të tij që përputheshin me ato të dërguara nga autoritetet në Greqi, raporton Malta Today.

Por në një kërkesë të depozituar mëngjesin e sotëm nga avokatët Franco Debono, Marion Camilleri dhe Francesca Zarb, argumentohej se në akte nuk kishte asnjë dokumentacion që tregonte se si ishin marrë shenjat apo sa kohë më parë ishin marrë.

Sipas avokatëve raporti i ekspertit grek kishte deklaruar se gjurmët e burrit ishin klasifikuar duke përdorur Sistemin Henry, një teknikë e zhvilluar në 1896, një metodë kjo shumë e vjetër.

“Jo vetëm që sistemi është arkaik, por në raportin e ekspertit ai nuk tregon në asnjë mënyrë se si është bërë analiza krahasuese”, argumentuan avokatët.

Për këtë, mbrojtja kërkoi që gjykata të fshijë nga aktet e çështjes të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me marrjen dhe analizimin e gjurmëve të gishtave të Brakajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat