“Po bërtisja, po digjesha”/ Flet shqiptarja që u sulmua me acid nga ish-bashkëshorti grek

Diaspora

“Po bërtisja, po digjesha”/ Flet shqiptarja që u sulmua me acid nga ish-bashkëshorti grek

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 17:07
Kristina

49-vjeçarja shqiptare , e cila u sulmua me acid muajin e kaluar në Messina, përshkruan momentet e tmerrshme që ka përjetuar në duart e ish-bashkëshortit të saj.

Kristina 49-vjeçare, nënë e gjashtë fëmijëve, rrezikonte të humbiste syrin, ndërsa siç deklaroi nuk e dinte që burri i fshehur nën kapuç ishte ish-bashkëshorti i saj 50-vjeçar. “Po bërtisja nga dhimbja, thërrisja ndihmë, menjëherë vrapova në dyqan për të derdhur ujë”, – përshkroi fillimisht ajo për Alpha.

“Ndërsa po shkoja në punë, në errësirë, një burrë u hodh nga hiçi dhe më sulmoi. Nga sa kuptova, kishte diçka në duar, si një leckë të njomur me ndonjë lëng, dhe u përpoq të më mbyllte gojën, nuk e lashë që t’ia dilte, u luftova me të për tetë deri në 10 minuta”, tha znj. Kristina fillimisht.

Dhe ajo vazhdoi përshkrimin e saj: “E kisha celularin në duar dhe më pas thirra punëdhënësin, ai më dëgjonte duke bërtitur, thjesht nuk e dinte se ku isha dhe çfarë po ndodhte. Me sa duket ai (ish-bashkëshorti) është inatosur me këtë telefonatë dhe kur më ka tërhequr nga flokët më ka hedhur në fytyrë acid të lëngshëm, të cilin e kishte në një enë”, tha nëna 49-vjeçare.

“Kisha shumë dhimbje, digjesha, sikur më kishin vënë flakën, kisha dhimbje të tmerrshme”, ka përshkruar ajo orët tragjike që ka përjetuar.

Ka shkuar në spital për të fshehur fajin

Mësohet se më pas autori 50-vjeçar kishte vizituar gruan në spital, për të fshehur fajin. Informacionet thonë se prej andej ai është sjellë në komisariat dhe pak më vonë ka pranuar aktin e tij.

Autori kishte deklaruar pendim në polici, duke u shprehur se tashmë e kupton ndikimin e veprimeve të tij. “Jam i shokuar, jam penduar për atë që ndodhi. Nuk e kuptova se çfarë po bëja, tani e kuptoj aktin tim. Dua të ndihmoj ish-bashkëshorten”, ishin fjalët e para të 50-vjeçares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat