“Vrasësi i kishte borxh 100 mijë euro, e dinim”- Flet vëllai dhe avokati i shqiptarit: Krimi ishte i paramenduar

Diaspora

“Vrasësi i kishte borxh 100 mijë euro, e dinim”- Flet vëllai dhe avokati i shqiptarit: Krimi ishte i paramenduar

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

I tronditur nga vrasja e tmerrshme e ndërtuesit Xhani Topalli në Faliraki të Rodosit, vëllai i tij Kristos është shprehur se e dinte që diçka e keqe i kishte ndodhur që në momentin kur u zhduk të shtunën e 28 gushtit.

Në një intervistë për protothema.gr, ai theksoi se kishte dijeni për borxhin prej 100 mijë eurosh që i kishte autori i dyshuar i krimit të vëllait.

“Të gjithë jemi në zi për humbjen e Xhanit. Fatkeqësisht, që në momentin e parë që i humbëm gjurmët , kuptuam se diçka e keqe i kishte ndodhur. Vëllai im ishte një njeri familjar. Të gjithë këtu në Falirak e njihnin dhe e donin. Dija gjithçka për borxhin që i kishte hotelieri, ra shumë në kontradita dhe e besuam që i kishte bërë diçka të keqe”, tha Kristos Topalli.

Familja e Xhani Topallit ia ka ngarkuar çështjen avokatit Minas Tserkis, i cili gjithashtu e njihte personalisht ndërtuesin: “Porti i hotelit ishte njeriu që kishte një takim me Xhanin përpara zhdukjes së tij. Ai kishte shumë kontradikta në dëshminë e tij, prandaj ne menjëherë besuam se ai kishte bërë diçka të keqe. Ky person është arrestuar së bashku me djalin e tij, pasi e kanë kryer vrasjen së bashku. Ai kishte tre vjet që tallte Xhanin për paratë që i kishte borxh. Dy pjesë të hotelit të tij u ndërtuan nga i ndjeri duke paguar pothuajse tërësisht të gjithë stafin vetë. Tjetri i premtoi se do t’i jepte pak nga pak këto para, në total 100 mijë euro.”

Për paratë që i detyrohej viktimës, hoteleri kishte firmosur edhe një dokument njohjeje borxhi para avokatit: “Dy vite më parë erdhën edhe në zyrën time dhe u firmos kontrata e borxhit. Hotelieri kishte firmosur se i kishte borxh 100 mijë euro. Katër ditë para vrasjes së Xhanit e kisha takuar dhe e kisha pyetur për këtë. Në fakt, viktima më tha se hoteleri i kishte dhënë rreth 2000 euro. Në dëshminë e tij, hoteleri ka gënjyer se e ka paguar dhe i ka dhënë 15 mijë euro shtesë. Ky ishte edhe gabimi që ai bëri, pasi u ngritën dyshimet e familjes.”

Sipas avokatit Minas Tsekris , vrasja e Tzani Topalit ishte e paramenduar: “Alibia e tij u shemb dhe ai ra nga kontradikta në kontradiktë. Xhanis ishte një person i shkëlqyer, një familjar dhe nuk i detyrohej askujt. Ai nuk e meritonte këtë fund. Nga sa dëgjojmë dhe lexojmë bëhet fjalë për një krim të paramenduar nga hotelieri dhe djali i tij. Ai mendonte se kishte siguruar një alibi dhe ishte kujdesur për gjithçka. Ai kishte hequr regjistruesit nga hard disku.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat