“Të kalben në burg”- Dy autorët e vrasjes së biznesmenit shqiptar dalin në gjykatë, të afërmit e viktimës të irrituar jashtë godinës

Diaspora

“Të kalben në burg”- Dy autorët e vrasjes së biznesmenit shqiptar dalin në gjykatë, të afërmit e viktimës të irrituar jashtë godinës

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Dy autorët e dyshuar të vrasjes së shqiptarit, Xhani Topalli, kanë dalë sot para gjykatës së Rodos.

Hotelieri 53-vjeçar dhe djali i tij, 20-vjeç akuzohen për vrasje me paramendim në bashkëpunim. Sipas raportit mjekoligjor, viktima humbi jetën si pasojë e dy goditjeve në kokë.

Ndërkohë disa familjarë të Xhani Topallit janë mbledhur para gjykatës dhe në momentin kur kanë mbërritur dy autorët kanë bërtitur të irrituar: “Të kalben në burg”.

Forca të policisë janë mbledhur jashtë godinës për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Biznesmeni 46-vjeçar ishte zhdukur që prej datës 28 gusht. Trupi i pajetë i tij u gjet pas disa ditësh kërkime.

Hotelieri dhe djali i tij pranuan krimin e rëndë, duke treguar detaje si ndodhi ngjarja. Vrasja e biznesmenit ndodhi për shkak të një borxhi rreth 100 mijë euro që 53-vjeçari i kishte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat