I riu shqiptar përplas Ferrarin në mes të Romës, humb kontrollin e mjetit dhe godet 4 makina të parkuara

Diaspora

I riu shqiptar përplas Ferrarin në mes të Romës, humb kontrollin e mjetit dhe godet 4 makina të parkuara

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Një i ri shqiptar, teksa po drejtonte një makinë Ferrari ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me 4 mjete të tjera, të cilat ishin të parkuara.

Aksidenti ka ndodhur në Romë të Italisë, ndërsa siç raportojnë mediat italiane makina luksoze ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme të saj. Dëmet përllogariten në mijëra euro.

Aksidenti ka ndodhur para syve të shumë kalimtarëve, të cilët kanë ndaluar për të parë makinën e shtrenjtë.

Shqiptari nuk mundi të rimerrte dot kontrollin e Ferrarit për të shmangur goditjen, kështu që pjesa e përparme në anën e majtë  të makinës u dëmtua. Po ashtu dëmtime pësuan edhe 4 makinat e tjera.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia mori në pyetje shqiptarin me qëllim zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat