Turqia e ka dënuar me 30 vite burg, kapet shqiptari në Janinë, tentoi të kalonte ilegalisht në vendlindje

Diaspora

Turqia e ka dënuar me 30 vite burg, kapet shqiptari në Janinë, tentoi të kalonte ilegalisht në vendlindje

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Një shqiptar i dënuar në mungesë me 30 vite burg, është kapur në Janinë, paraditen e të shtunës. Lajmi është bërë i ditur sot nga mediat greke, ndërsa nuk e kanë identifikuar shqiptarin me emër. Sipas tyre bëhet fjalë për një person me precedentë të theksuar kriminale, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Shqiptari raportohet se kishte mundur të arratiset nga Turqia dhe po tentonte të kalonte fshehurazi për në Shqipëri.

Efektivët e policisë kanë zbuluar se shqiptari ishte në kërkim nga Interpoli i Turqisë pasi ishte shpallur fajtor në mungesë për importim droge dhe duhej të vuante një dënim prej 30 vitesh.

Aktualisht shqiptari po mbahet në paraburgim, ndërsa autoritet greke kanë nisur procedurat e ekstradimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat