“Po të kisha armë do ta vrisja”- Babai i 28-vjeçares greke që u përdhuna nga ish-bashkëshorti shqiptar: Si nuk mendoi për fëmijët!

Diaspora

“Po të kisha armë do ta vrisja”- Babai i 28-vjeçares greke që u përdhuna nga ish-bashkëshorti shqiptar: Si nuk mendoi për fëmijët!

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Babai i 28-vejçares që u rrëmbye dhe u përdhunua nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar në Korinthos të vendit fqinj ka folur për mediat greke. I revoltuar, ai ka deklaruar se “po të kishte pistoletë do ta vriste ish-dhëndrin e tij shqiptar”.

Ai kërkon dënim maksimal për shqiptarin, ndërsa thekson se ende nuk e ka marrë veten nga ngjarja e rëndë që i ndodhi vajzës.

“Si nuk mendoi në asnjë moment për dy fëmijët e tij, që do t’i linte jetimë, nëse im bij do të kishte vdekur. Kam arritur në atë pikë sa që po të kisha pistoletë do ta shtypja këmbëzën.

Çfarë borxhi i kanë fëmijët? Ai duhet të burgoste përjetë nga drejtësia greke. Akoma nuk e kam marrë veten nga ajo që ndodhi. Jam shumë i tronditur”, citohet të ketë thënë babai i 28-vjeçares, e cila ka dalë sot nga spitali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat