Në moshë 85 vjeç papritur ndahet nga jeta Mitropoliti Ilia (Katre) i Filomelionit

Diaspora

Në moshë 85 vjeç papritur ndahet nga jeta Mitropoliti Ilia (Katre) i Filomelionit

Nga: Beqir SINA - Detrioit MI Më: 7 tetor 2022 Në ora: 22:39
Ilia (Katre

Kisha Shqiptare ortodokse në Amerikë sapo njoftojë se në moshë 85 vjeç, papritur simbas saj ndahet nga jeta Mitropoliti Ilia (Katre) i Filomelionit.

Në një njoftim paraprak se njoftimet e tjera do të pasojnë kjo kishë lajmëron se : “Me hidhërim të thellë familja e tij njoftoj  se sot 7 Tetor 2022, është  ndarë pa pritur nga jeta neë moshën 85 vjeçare, njeriu i tyre i dashur, Mitropolit Ilia Ketri.

Këtë njoftim zyrtarisht me dhimbje të thellë dhe me çdo shpresë në ringjalljen e Zotit, e shpërndau Shkëlqesia e Tij Kryepeshkopi i Amerikës Elpidoforos i cili njofton ndarjen nga jeta të papritur të Mitropolitit Ilia (Katre) të Filomelionit të Dioqezës Ortodokse Shqiptare të Amerikës.

Në njoftim e tyre zyrtar kisha thotë se padi dëgjoi vdekjen e Mitropolitit Ilia, Kryepeshkopi tha:

“Jam thellësisht i pikëlluar për humbjen e papritur të vëllait tim të dashur në Krishtin Mitropoliti Ilia i Filomelionit. Ai ishte një hierark shembullor, një njeri me besim të thellë që nuk pushoi kurrë së përgjigjuri thirrjes së Kishës për shërbim. Ai ishte një mbështetës i flaktë i Shkollës Teologjike Ortodokse Greke të Kryqit të Shenjtë të Kolegjit Helen, ku kaloi shumë kohë duke kremtuar shërbesat dhe duke udhëzuar klerikët e ardhshëm të Kishës sonë. Vdekja e tij është një humbje e madhe për Ortodoksinë në Amerikë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”

Shkëlqesia e Tij Kryepeshkopi i Amerikës Elpidoforos e mbyll njoftim duke thënë se detajet në lidhje me organizimin e ceremonisë mortore dhe varrimit do të vijojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat