Shqiptari përfundon në burg për një rrogë të prapambetur

Diaspora

Shqiptari përfundon në burg për një rrogë të prapambetur

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 09:29
Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Bolzanos

Një rrogë e prapambetur, disa gota alkool dhe grushta ndaj ish-pronarit kanë çuar në pranga një shqiptar në Itali. Sipas mediave italiane, 31-vjeçari shqiptar është arrestuar për dhunë fizike ndaj ish-punëdhënësit dhe rezistencë ndaj policëve.

Shqiptari pasi ka pirë disa gota alkool ka shkuar në kompaninë e ndërtimit për të cilën kishte punuar më parë në zonën industriale të Bressanone dhe i ka kërkuar ish-pronarit një rrogë të prapambetur.

Por kur ai nuk ka pranuar këtë kërkesë të tij, shqiptari e ka sulmuar me grushta dhe shkelma. Sapo policia është njoftuar në lidhje me këtë ngjarje ka mbërritur në kompaninë e ndërtimit. Aty ata janë përballur me rezistencën e shqiptari i cili ka nisur të shajë edhe kundër tyre, duke i kërcënuar me vdekje.

Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Bolzanos. Pasi pranoi akuzat, shqiptari iu zëvendësua masa e arrestit me burg me arrest shtëpie në provincën e Trevisos, ku banon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat