Sherr masiv mes disa personave në Itali, vritet me thikë një 45-vjeçar shqiptar

Diaspora

Sherr masiv mes disa personave në Itali, vritet me thikë një 45-vjeçar shqiptar

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Një 45-vjeçar nga Kosova është vrarë në Itali pas përleshjes me thika me disa persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Treviso, ndërsa siç raportojnë mediat italiane 45-vjeçari është goditur disa herë me thikë.

Nga përleshja me armë të ftohta raportohet se ka edhe persona të plagosur, ndërsa disa të tjera janë larguar.

Nuk dihen ende arsyet e këtij konflikti, ndërsa disa dëshmitarë thonë se para konfliktit kishin parë një furgon nga i cili zbritën një grup personash.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat