Mehaj dhe Jashari në Nju Jork, u takuan me komunitetin shqiptar në konsullatën e Kosovës

Diaspora

Mehaj dhe Jashari në Nju Jork, u takuan me komunitetin shqiptar në konsullatën e Kosovës

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 18:02
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, në një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara kan pas takime zyrtare të nivelit të lart  në Uashington, Pentagon dhe Departamentin e Shtetit si dhe kan marrë pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2022”.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite disa ditore ministri Mehaj kishte dhe takime të rëndësishme edhe me zyrtarë të lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Byrosë së Gardës Kombëtare Amerikane, Këshillit Atlantik, Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Agjencisë për Bashkëpunim të Sigurisë së Mbrojtjes.

Po ashtu , ministri Mehaj gjatë vizitës katërditore është takuar edhe me personalitete tjera të larta politike e ushtarake, si dhe pati mbrëmë një takim me disa përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan veprimtarë, biznesmen , artist dhe gazetar nga Nju Jorku me rrethinë.

Po ashtu me këtë rast ai pati një takim të veçant edhe me kryetarin e Vatrës z. Elmi Berisha  dhe drejtues  të saj.

Ndërsa, Elton Shametajt, themelues dhe kryetar i Organizatës Amerikano-Shqiptare për Zbatimin e Ligjit (American Albanian Law Enforcement Association-AALEA), në emër të saj i dhurojë  një mirënjohje Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, një shqiponjë  e gëdhendur në dru, dhe disa simbole të emblemave dhe distiktivave të Policisë amerikane.

Në këtë takim me komunitetin që u zhvillua në ambjetet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, mori pjesë edhe Shefi i Misionit shqiptar Ambasador Ferit Hoxha,  i cili u takua dhe bisedoi(privatisht) me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari.

Konuslli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në SHBA, Ambasador Dr. Blerim Reka , duke i uruar Mirëseardhjen me një përshëndetje rasti i dha fjalën Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj fillimisht faleminderojë Ambasadorin Hoxha, për përfaqësimin dinjitoz të shtetit shqiptar në Këshillin  e Sigurimit, ku Shqipëria, është anëntare permanete , dhe vlerësojë lart lidhjet mes Kosovës e Shqipërisë . Ndërsa, diasporën shqiptare në SHBA&Kanda, ai e vlerërsoi për rolin dhe kontributin e saj që ka dhënë për çështjen shqiptare, dhe veçoi luftën për lirinë dhe çlirimin e Kosovës  nga bijt e bijat më të mirë që shkuan në Kosovë duke iu bashkëngjitë UÇK-së. 

«Diaspora, është ajo që e ka mbajtur gjallë çështjen e Kosovës, jo vetëm në kohët më të vështira, por që këtë e ka dëshmuar këtë edhe në çdo kohë . Ishit pikërisht ju ata që na ndihmuat  për aspektin ekonomik, por edhe në çdo mbështetje që i dhatë, Kosovës prej asaj morale, dhe deri të tjera, me kontaktet e juaja me Administratën amerikane, duke u bërë urë lidhëse mes Uashingtonit , Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve shqiptare » tha ai.

Ndërsa, foli për vizitën në Uashington, Ministri Mehaj tha se: «Vizita jonë ishte shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shpreh fuqishëm partneritetin tonë shumë të ngushtë me SHBA-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ».

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat