Shqiptarët u deportuan sapo mbërritën/ Shpërthen zemërimi në Britani

Diaspora

Shqiptarët u deportuan sapo mbërritën/ Shpërthen zemërimi në Britani

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 06:20
Sipas Guardian, shqiptarët kishin mbërritur me varka të vogla

Organizatat e të drejtave të njeriut, por edhe aktivistët e shoqërisë civile në Britaninë e Madhe kanë reaguar me zemërim pasi 11 shqiptarë u deportuan sa mbërritën në këtë vend.

Sipas Guardian, shqiptarët kishin mbërritur me varka të vogla. Por ata u vendosën në një avion dhe u dërguan për në Shqipëri, pa u proceduar më përpara kërkesa e tyre për azil.

Gazeta shkruan se aktivistët janë ankuar se qeveria nuk ka të drejtë të bëjë një deportim të përshpejtuar.

Mendohet se kjo është hera e parë kur emigrantët deportohen sapo kanë mbërritur në Angli.

Një burim qeveritar tha për gazetën se asnjë prej emigrantëve dukej se nuk kishte një pretendim të fortë për azil.

Por burimet nga organizata joqeveritare thonë se kjo është një shkelje e rëndë, pasi atyre iu duhej dhënë mundësia e shqyrtimit të pretendimeve për azil përpara se të deportoheshin.

Në gusht të këtij viti, Ministria e Brendshme britanike tha se do deportojë shqiptarët sapo të mbërrijnë.

Por pas kërcënimeve për veprime ligjore nga organizata Care4Calais, qeveria u tërhoq, duke thënë se nuk ka të drejtë depërtimi imediat.

Aktivistët e organizatës thanë se Shqipëria nuk është vend i sigurt, ndërkohë që një përqindje e lartë shqiptarësh fitojnë të drejtën për azil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat