Akuzohet për vrasjen e gruas, shqiptari vetëdorëzohet në polici

Diaspora

Akuzohet për vrasjen e gruas, shqiptari vetëdorëzohet në polici

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 08:26
Avni Meçja, Alexandra Elena Mocanu

49-vjeçari shqiptar Avni Meçja është vetëdorëzuar në polici pas disa orësh në kërkim për t’u përballur me akuzat për vrasjen e bashkëshortes së tij rumune Alexandra Elena Mocanu në kryeqytetin e Tirolit Jugor.

Trupi i 35-vjeçares u gjet dje në shtëpinë e saj në Viale Trieste 42. Mediet italiane kanë raportuar se vrasja ka ndodhur që të shtunën.

I dyshuari kryesor është burri i saj Avni Mecja. Ky i fundit i ka telefonuar vëllait të tij të shtunën për t’i thënë se duhej të ikte pasi ishte në kërkim.

Alexandra punonte në një lokal në një qendër tregtare në via Galvani.

“Alexandra portretizohet si një punëtore gjithmonë e disponueshme dhe e pëlqyer”, thanë kolegët e saj.

Ndërsa fqinjët kanë deklaruar se shpesh i dëgjonin të dy duke u grindur, ndonjëherë edhe britmat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat