​Mashtronin italianët, kapet banda shqiptare që premtonte fitime me kriptovaluta

Diaspora

​Mashtronin italianët, kapet banda shqiptare që premtonte fitime me kriptovaluta

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Hetimi i SPAK, policisë shqiptare në bashkëpunim me kolegët italianë dhe të Prokurës e Pordenones ka sjellë në arrestimin e tre shtetasve shqiptarë, në një operacion të ndërlikuar lidhur me mashtrimet online, detajet e të cilës u shpjeguan ditën sotme në ambientet e SPAK.

Autoritetet ligjvënëse të të dyja vendeve kanë zbuluar një skemë kriminale që riciklonte paratë që vinin nga mashtrime që kanë përfshirë qindra klientë italianë, për një shumë që sipas tyre shkon në disa dhjetëra miliona euro.

Personat e arrestuar janë shtetasit Elisa Caci, Gilberto Pushani dhe Valbona Abedinaj.

Personat e arrestuar ishin të gjithë rezidentë në Tiranë, dhe me anë të një call center arrinin të bindnin klientët që me vullnet të lirë u jepnin kredencialet e aksesit në shërbimet bankare në rrjet “konsulentëve” të tyre.

Bëhej fjalë kryesisht për gra dhe burra të të gjitha moshave, shtëpiakë, profesionistë dhe pensionistë banues në të gjithë Italinë dhe që kishin dëshirën për të fituar para lehtësisht.

Sipas autoriteteve, “propozimi i parë i evidentuar i investimit kishte të bënte me blerjen e aksione në Amazon në vlerën e 250 euro dhe të fitimit brenda një jave. Në bazë të bisedave të bëra me viktimat, mashtruesit propozonin shtrirjen e investimit drejt kriptovalutës BitCoin, pasi sipas tyre, investimi do të rritej shumë si pasojë e futjes së produktit të vaksinave në treg”.

Për të bindur klientët që të investonin, disa herë të arrestuarit arrinin të shantazhonin ato me anë të materialeve që gjenin duke hakuar emailet e tyre. “Të gjitha këto informacione shfrytëzoheshin për të bërë atë që quhet social engineering për të “pasur në dorë” viktimat”, u shpjegua në konferencën e sotme për shtyp.

Pasi përvetësonin kursimet e viktimave, organizata shqiptare shpërndante paratë në vende të ndryshme, veçanërisht në vendet baltike, por edhe në Gjermani dhe Holandë, duke i shndërruar në kriptomonedha me qëllimin që të humbnin gjurmët.

Përpos arrestimit, është zbatuar edhe sekuestro i një call center me 60 postacione, si dhe një server në Itali./A2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat